Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, nuk stimulon rritjen ekonomike

Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, nuk stimulon rritjen ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur sot konferencën e rradhës për media ku foli për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe ndryshimet e fundit legjislative. Rukiqi shtjelloi dy tema që karakterizuan këtë periudhë përfshirë Ligjin për Pagat, buxhetin si dhe çështjen e taksës.

Ai theksoi se për sektorin privat është shqetësuese se si është arritur të alokohen 1.4 miliardë euro për paga dhe skema sociale.Një shpenzim i tillë nuk është fuqizues i rritjes ekonomike dhe krijon një dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, shtoi ai.

Rukiqi po ashtu foli për ndikimin e taksës 100% dhe prezantoi rezultatet e analizës që është bërë me 194 biznese ku është treguar ndikimi i taksës në rritjen e prodhimit dhe të shitjes. Rreth 55% e kompanive janë ndikuar direkt nga kjo masë. Ndikimin më të madh e ka ndjerë sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit në vend. Si efekt dukshëm pozitiv dhe premtues paraqitet rritja e shitjeve për rreth 49% të kompanive të anketuara. Rukiqi shtoi se gjatë kësaj periudhe është vërejtur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.

Në fund Rukiqi ftoi bizneset anëtare të OEK-ut dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë një mekanizëm kyç për mbrojtjen e interesave të bizneseve në raport me politikat përmes zyrës së komunitetit të biznesit cila ndodhet në Kuvend. Qëllimi i kësaj zyre  është të fuqizoj dhe prezantoj biznesin në procesin legjislativ duke qenë se ka shumë ligje që kalojnë pa asnjë filtër dhe pastaj dëmin e paguajnë tatimpaguesit më të mëdhenjë, bizneset.

Publikuar më 04.02.2019