Zhvillimi i strategjive konkurruese të bazuara në tregjet  dinamike dhe modelet e financimit

Zhvillimi i strategjive konkurruese të bazuara në tregjet dinamike dhe modelet e financimit

Të nderuar ndërmarrës,

 Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS në bashkëpunim me partnerin e vet Austriak WIFI International Know How Transfer (IKT) organizon Trajnime Profesionale me ekspertë ndërkombëtar dhe takime afariste (B2B) në Vjenë.

 Trajnimi do të zhvillohet si në vijim:

Aktiviteti

Koha

Zhvillimi i strategjive konkurruese të bazuara në tregjet                    

dinamike dhe modelet e financimit    

 

18-20.03.2019

Tregu ndërkombëtar dhe vetëorganizimi                                               

01-03.04.2019

Provimi nga dy modulet e lartëpërmendura

             04.04.2019

Vizita në Austri ( Takime B2B )

11-14.06.2019

SI TË APLIKONI?

Aplikimin mund ta bëni online përmes: https://goo.gl/forms/ao1H1httH118bP8A2

TË DHËNAT TJERA

Vizita në Austri ka për qëllim vënien e kontakteve në mes të afaristëve Kosovar dhe  Austriake në fushat ku ekziston interesi i dyanshëm, shkëmbimi i përvojave apo edhe krijimi i mundësive për biznese të reja.

Organizimin e takimeve B2B e merr përsipër partneri ynë nga Austria/International Know- How Transfer (IKT) në  bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë. Takimet organizohen në bazë të kërkesave dhe ofertave që kanë ndërmarrjet Kosovare dhe Austriake.

 

Pas përfundimit të trajnimeve në Prishtinë, të gjithë vijuesit do ti nënshtrohen një provimi, i cili ka të bëjë me paraqitjen e dy seminareve të lartpërmendura. Të gjithë ata që e japin provimin do të pajisen me diploma (nga WIFI dhe OEK) të cilat janë të vlefshme në të gjitha vendet e Evropës.

ÇMIMI

I tërë programi kushton vetëm 780 Euro (6 ditë seminare = shpenzimet e trajnimeve, organizimet dhe materialet e përkthyera në gjuhën shqipe, përkthimi simultan, shpenzimet e Hotelit në Vjenë etj ).

Shpenzimet e udhëtimit i bartin vijuesit e Seminarit.

 AFATI I APLIKIMIT

Afati i fundit për aplikim është deri me 01 Mars 2019 ose me rastin e formimit të grupit.

Për pyetje shtesë, Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në çdo kohë, në nr. e tel. 045 671 444 .

Publikuar më 30.01.2019