FTESË - Forumi Ekonomik Kosovë - Emiratet e Bashkuara Arabe

FTESË - Forumi Ekonomik Kosovë - Emiratet e Bashkuara Arabe

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,

Këmi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Emiratet e Bashkuara Arabe që do të mbahet më 16 janar 2019 në Dubai. Ky forum organizohet me iniciativën e të dy Ministrive të punëve të jashtme, të Republikës së Kosovës si dhe të Emiratëve të  Bashkuara Arabe dhe në bashkëorganizimin me Odën Ekonomike e Kosovës e cila është përgjegjëse për organizimin e bizneseve Kosovare në takimet e tipit B2B me bizneset nga Emiratet e Bashkura Arabe dhe prezantimin e projekteve investive apo të karakterit ekonomik. Gjithashtu vlen të theksohet që pala e Emiratëve kërkon edhe ofertat konkrete ku mund të investojnë bizneset e tyre.

Gjatë Forumit do të nënshkruhet edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Odës së EBA-së dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 07.01.2019 ( e Hënë), deri në mbarim të orarit të punës duke qenë se sa më parë duhet ta dorëzojmë listën finale të pjesëmarrësve për të vazhduar më tutje me organizimin.

Inkurajohen sidomos bizneset që kanë projekte bashkëpunimi apo potenciale bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe që të marrin pjesë në këtë forum. Formularin për aplikim për vizë do u’a përcjell pasi ti kemi konfirmimet e pjesëmarrjes.

Theksojmë që të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes duhet të  mbulohen nga vetë bizneset. Megjithatë ne mund të ju ofrojmë asistencë administrative gjatë aplikimit për vizë, gjetjes së akomodimit dhe udhëtimit. 

Konfirmimet mund të përcillen në e-mail adresen: eralda.kurtaj@oek-kcc.org. Për detaje tjera ju lutem na kontaktoni në 038 224 741.

Ju faleminderit!

Gjithë të mirat,

Oda Ekonomike e Kosovës

Publikuar më 04.01.2019