Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me GIZ në Kosovë organizoi një takim informues për biznese rreth Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ish kampit të KFOR-it).

Pas tërheqjes së forcave të armatosura gjermane në fund të vitit 2018, sipërfaqja 40 hektarëshe e kampit fushor në Prizren do të shndërrohet në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve për përkrahje të zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes përfshirjes së ngushtë gjermane.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP ) është shumë më tepër se një park biznesi klasik. Përveç afërsisë fizike, një atmosferë e fortë rrjetëzimi qëndron në zemër të ITP, e cila bazohet në bashkëpunim dhe burime të përbashkëta. ITP siguron lidhje të ngushta ndërmjet qiramarrësve, si dhe ndërmjet menaxhmentit të parkut dhe qiramarrësve, duke ofruar një ambient që nxit sinergji ndërmjet sektorit privat, institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe aktiviteteve të inovacionit

Koncepti i Parkut në Prizren parasheh përfshirjen e këtyre sektorëve me potencial të madh për zhvillim dhe krijim të vendeve të reja të punës:

Ndërmarrjet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe ato të bazuara në teknologji
Bujqësia dhe përpunimi bujqësor
Industria kreative dhe kulturore (përshirë turizmin)

Në përkrahje të sektorëve të lartpërmendur, janë identifikuar edhe dy fusha tjera ndërsektoriale:

Arsimi dhe Aftësimi Profesional
Hulumtimi dhe Zhvillimi (R&D)

Njësia e implementimit të projektit të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve është duke organizuar sesione informues si dhe vizita në kampit fushor për bizneset e interesuara. Në fund të këtij viti, do të ketë një thirrje publike për aplikime për bizneset dhe organizatat të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e Parkut.

Publikuar më 21.11.2018