Kryetari i OEK viziton kompanitë prodhuese Kosovare

Kryetari i OEK viziton kompanitë prodhuese Kosovare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi vizitoi sot kompani të ndryshme prodhuese që me sukseset e tyre i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë vizitës në Veraritë “Theranda” dhe “Sefa” dhe kompanitë “Frutex” dhe “Osa Termositem” Kryetari Rukiqi theksoi rëndësinë e promovimit të eksportit dhe të ndërkombëtarizimit të bizneseve Kosovare dhe garantoi mbështetjen drejt krijimit të kushteve më të favorshme për të bërë biznes.

Publikuar më 29.09.2018