Kryetari i OEK-ut vizitoi kompaninë “Kosova Model”

Kryetari i OEK-ut vizitoi kompaninë “Kosova Model”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi me bashkëpuntor vizitoi sot  ndërmarrjen prodhuese “Kosova Model", në kuadër të vizitave që po zhvillon me bizneset.

Gjatë kësaj vizite Kryetari Rukiqi pa nga afër punën dhe suksesin e kësaj kompanie që udhëhiqet nga z. Bekim Sopaj dhe z. Pajtim Sopaj dhe u njoftua me sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë veprimtarisë biznesore.  “Kosova Model” përveq prodhimit  të dyerve dhe dritareve për tregun vendor, eksporton produkte edhe për tregun e huaj duke pasur  partner kryesor Gjermaninë. Lidhur me këtë, u theksua rëndësia e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe angazhimit të përbashkët në adresimin  e çështjeve që rëndojnë bizneset.  

Kompanitë e tilla serioze si “Kosova Model” duhet të fuqizohen në kuptim të dhënies së përkrahjes në krjimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe punës së përbashkët në eleminimin e barrierave dhe krijimit të  një mjedisi më të favorshëm të të bërit biznes.

Publikuar më 11.09.2018