Avancimi i bashkëpunimit rajonal – mesazhi i përbashkët i OEK dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë

Avancimi i bashkëpunimit rajonal – mesazhi i përbashkët i OEK dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur sot konferencën e rradhës për media bashkë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë z. Branko Azeski në dalje të segmentit të përfunduar të autostradës Prishtinë – Shkup.

Maqedonia është një ndër partnerët kryesor të Kosovës dhe në të njejtën kohë është ndër fqinjët me të cilin nuk kemi pothuajse asnjë problem të natyrës së barrierave ekonomike por megjithatë duhet të bëjmë shumë më shumë në kuptim të fuqizimit të infrastrukturës dhe investimeve të dyanshme, theksoi Kryetari Rukiqi.

Autostrada Prishtinë - Shkup hap mundësi dhe horizonte të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve por për të qenë pjesë e korridoreve të rëndësishme duhet që në të dy anët të kryhet puna prandaj përmes kësaj konference Kryetari Rukiqi i bëri thirrje Qeverisë Maqedone që ta përfundoj pjesën e vet .

Përveq tjerash Kryetari Rukiqi përmendi edhe proceset integruese dhe iniciativen e përbashkët rajonale “Chamber Investment Forum” e cila ka për qëllim t’i përshpejtoj ato. Oda Ekonomike e Kosovës bashkë me të gjitha Odat e Ballkanit Përendimor të cilat janë pjesë e këtij forumi do të punojnë për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të gjashtë vendeve të ballkanit, të bëjnë këtë regjion më atraktiv për investime dhe të krijojnë kushte që këto ekonomi të integrohen sa më shpejtë në pjesën e tregut të BE-së. Kryetari Rukiqi theksoi se ekonomia duhet të jetë prioritet në rajon dhe në këtë drejtim i bëri thirrje qeverive që të mos bëhen pengesë për bizneset.

Në anën tjetër Kryetari i Odës Ekonomikë të Maqedonisë z. Branko Azeski përgezoi Kryetarin Rukiqi për zgjedhjen në krye të Odës duke shpresuar në thellim të bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit ekonomik të përbashkët. Kryetari Azeski beson që  në pesë vitet e ardhshme rruga jonë e  përbashkët është drejt BE-së prandaj është e udhës që t’i ipet fokus bashkëpunimit rajonal si bazë e përparimit tonë. Kryetari Azeski në fjalën e tij përmbyllëse i bëri thirrje elitave politike në të gjjithë rajonin që t’i përshpejtojnë proceset sepse bizneset nuk mund të presin.

Publikuar më 03.09.2018