Oda Ekonomike e Kosovës ndërmjetëson takimin në mes kompanisë “Elkos” dhe “Agjencisë Kosovare të Privatizimit”

Oda Ekonomike e Kosovës ndërmjetëson takimin në mes kompanisë “Elkos” dhe “Agjencisë Kosovare të Privatizimit”

Pas takimit të sotëm, date 24 Korrik 2018, në mes të kompanisë anëtare Elkos Group dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, besojmë se ekziston një disponim i mirë për të rishiquar vendimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, vendim i cili aplikon ndëshkime financiare të larta në bazë të supozimeve mbi shkeljet kontraktuale.

Diskutimi i ndërmjetësuar nga Oda Ekonomike e Kosovës është fokusuar kryesisht rreth dykuptimësisë së dispozitave kontraktuale, gjë e cila është konstatuar edhe nga auditorët e jashtëm dhe zyra ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Oda Ekonomike e Kosovës merr përsipër organizimin e një diskutimi të dytë mbi kontestin në fjalë, kësaj rradhe me Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Njëherazi, Oda Ekonomike e Kosovës bënë apel që vendimet e marra të jenë të matura në mënyre që të mos shkaktojnë dëme për thithjen e investimeve të huaja.

Publikuar më 24.07.2018