OEK përmes një konference urgjente ka reaguar ndaj dënimit prej 1.3 milion eurove që AKP i ka shqiptuar kompanisë “Elkos Group”

OEK përmes një konference urgjente ka reaguar ndaj dënimit prej 1.3 milion eurove që AKP i ka shqiptuar kompanisë “Elkos Group”

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përmes një konference urgjente ka reaguar ndaj dënimit prej 1.3 milion eurove që Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i ka shqiptuar kompanisë “Elkos Group”,  pronar i së cilës është  deputeti e LDK-së, Ramiz Kelmendi.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se është shqetësuese që një ndërmarrje e tillë të goditet për shkak të revansheve politike e personale.

“Elkos group është një brend që vërtet e bënë krenare ndërmarrësinë kosovare jo vetëm si tregtarë, por edhe si prodhues, si eksportues dhe si një nga kontribuuesit më të mëdhenjë në stabilitetin social në Kosovë. Një nga tatimpaguesit më të rregullt dhe kontribuues në buxhetin e Kosovës. Është një politizim i skajshëm i qasjes së disa institucioneve dhe agjeniconeve përballë bizneseve, në këtë drejtim nuk i bëhet nder Kosovës dhe nuk i bëhet nderë ardhmërisë së Kosovës në qoftë se vazhdohet me këtë penalizim të kundërshtarëve politik. Shumica e asaj që ka ndodhur është paradoksale, por shqetësimi më i madh për Odën Ekonomike është në kohën kur në Kosovë ka rën përgjegjësia individuale dhe institucionale sa i përket menaxhimit të parasë publike. Kur një kompani e tillë goditet në këtë mënyrë të drejtëpërdrejtë për hir të revanshizmit qoftë politik, qoftë partiak është mjerimi më i madh që e dëmton Kosovën edhe në aspektin intern edhe në aspketin ekstern” tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se kjo jo vetëm që e dëmton imazhin e kompanisë por e dëmton edhe Kosovën në aspektin e tërheqjes së  investimeve të huaja.

“Kush do të vij nga invetitorët e huaj të investojë në Kosovë në qoftë se ne sillemi përballë kompanive vendore në këtë formë. Si Odë Ekonomike apelojmë tek AKP që në radhë të parë të ketë konfidencë. Do të jemi me kompaninë Elkos në cdo rrugëtim me të vetmin qëllim që e drejta të trimfojë dhe le të jetë ky rasti i fundit që në këtë mënyrë agresive dëmtohet sektori privat, dëmtohet ndërmarrësia kosovare dhe dëmtohet imazhi dhe ambienti i të bërit biznes në Kosovë. Duhet të ndalet politika nga ekonomia dhe ata që e dëshirojnë dhe investojnë në ardhmërinë e Kosovës duhet ta kuptojnë që nuk është agjenda politike ajo që determinon garancion për stabilitetin ekonomik dhe social, por është sektori privat, është zhvillimi ekonomik dhe ky duhet të jetë orientim i të gjithë neve” tha ai.

Ai tha se nuk është hera e parë që është duke u shantazhuar kompania në fjalë.

Fatos Islami, përfaqësures i kompanisë “Elkos Group”,  ka thënë se kompania e tyre ka kryer të gjithë detyrimet që janë paraparë në kontratë, e cila është nënshkruar në vitin  2011 dhe se për këtë posedojnë dëshmi.

“Janë kanë dy kushte, ka qenë kontratë ka qenë ruajta e aktivitetit për tri vitet e ardhshme dhe pajisjet të mos dislokohen.I gjithë dokumentacioni ekziston këtu. Pastaj i kemi dëshmitë e korrespodencave me blerësit që janë bërë gjatë gjithë kohës. I kemi pagesat e punëtorëve ku i kemi paguar punëtorët e “Famipes”, do të thotë që është bërë lidhshmëria ata kanë qenë punëtor të “Famipes” automatikisht kanë kaluar me kontratën e re si punëtor tanë. Janë pagesat që janë paguar punëtorët, i kemi paguar kontributet e tyre. E kemi raportin gjashtë mujor mbi shitjen që ja kena jep AKP-së. nuk e di ku i kanë gjetur, cfarë baze kanë gjetur, por po presim me marrje të vendimeve ta shohim se ku e kanë bazuar ata dënimin që na e kanë dhënë neve.Dy detyrime kontraktuale kanë qenë si pjesë e vecantë e kontratës, ka qenë shtojca B, do të thotë ka qenë ruajtja e aktivitetit për tri vitet e ardhshme dhe ka qenë pajisjet të mos dislokohen. Ne të dyja i kemi përmbushur dhe i kemi të dëshmuara me fatura, me punëtorët që janë paguar, me përpunim e kemi mbajtur aktivitetin dhe jo vetëm tri vjet po kemi vazhduar edhe dy vite mbasi që e kemi pasur debatin. Të gjitha janë të dëshmuara, tha ai.

Ai tha se nëse është nevoja do të kërkojnë drejtësi edhe jashtë vendit.

Me siguri që kemi me ankimu dënimin dhe besoj që në qoftëse duhet me dal edhe jashtë Kosovës me kërkua drejtësinë duhet me kërkua” tha ai

Publikuar më 28.06.2018