Identifikimin e fyteve të ngushta dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë

Identifikimin e fyteve të ngushta dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), pas realizimit të studimit mbi “Identifikimin e fyteve të ngushta dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë” dhe me qëllim të avancimit të dialogut publiko-privat , ka mbajtur konferencën ku u diskutua me komunitetin e biznesit mbi sfidat dhe mundësitë që kanë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

 Synimi i këtij diskutimi ishte rritja e aftësive konkurruese të ndërmarrjeve vendore.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se ajo çka shihet nga të gjeturat e studimit, ndër barrierat kryesore që vazhdojnë të hasin bizneset janë  ekonomia informale, furnizimi me energjie elektrike, kostoja e lartë energjisë elektrike, kamatat e larta , mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Një ndër barrierat kuqe më të cikat ballafaqohet sektori privat është konkurrenca jolojale, furnizimi i rregullt me energji elektrike, kostoja e energjisë elektrike, kamata e larta bankare dhe burokracia. Ajo çka është si  dukuri dhe do të jetë sfida më e madhe për pesë vitet e ardhshme është mungesa e fuqisë punëtore  e kualifikuar”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, ajo që mund të thuhet në tërësi është se mungesa e funksionimit të ligjit është emëruesi i përbashkët, që sjell problemet në zhvillimin e afarizmit në vend.

Nga ana e tj, Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik në vend , duhet të ketë një sektor privat të zhvilluar.

Ai tha se ato që u paraqitën si barrier për bizneset janë reale andaj, shteti nuk duhet t’i injoroj ato. Hamza para komunitetit të biznesit prezantoi synimet e ministrisë që drejton në zgjidhjen e këtyre problemeve..

 “Nëse i shikojmë të gjith parametrat  del që në Kosovë  bartës i zhvillimit ekonomik është sektori privat.Për me e pas zhvillim ekonomik duhet të kemi një sektor privat të zhvilluar. Këto që u paraqitën janë probleme reale të cilat nuk mund t’i injorojmë. Ne si Ministri e Financave  e kemi krijuar “Task Forcën” me qëllim të zvoglimit të  informalitetit i cilië është i dëmshëm për ekonominë dhe për buxhetin. Duhet të ndrroj  çasja ndaj tarimpaguesit sepse shpesh ata nuk janë të barabartë për shkak të kësaj dukurie. Çështje shumë e ndjeshme është edhe  fuqia punëtore.Ne duhet të krijojmë kuadra për ekonomi të tregut për ndëemarrje. I vetmi sektor ku ka mudnësi me u rritë punësimi është sektori privat”, tha Hamza.

Pas prezantimit të raportit përfaqësuesit e komunitetit të  biznesit patën rastin t’i adresojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Publikuar më 14.06.2018