Në Odën Ekonomike të Kosovës u mbajt takimi me shoqatën e transportit rrugorë të udhëtarëve

Në Odën Ekonomike të Kosovës u mbajt takimi me shoqatën e transportit rrugorë të udhëtarëve

Në Odën Ekonomike të Kosovës u mbajt takimi me shoqatën e transportit rrugorë të udhëtarëve, kunder të tjerave u aprovua statuti i shoqatës si dhe u diskutuan edhe pregaditjet dhe problemet që i percjellin operatorët e transportit rrugor të udhëtareve për sezonën verore ‘’Vera 2018’’ .

U shqyrtua situata e përgjithshme e transportit rrugorë të udhëtarëve si dhe transporti urban, nder-urban nderkombëtar i udhëtarëve.

Si problematika më e madhe u potencua qështja e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve në stacionin e Prishtinës , gjithashtu u diskutuan tarifat e pagesës së peronizimeve për të gjitha destinacionet, gjithashtu u diskutua edhe për çmimet sezonale të sezonës.

Gjatë këtij takimi u arrit një konkluzion, që për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës mbi 20% , krahasuar nga viti i kaluar dhe për shkak të ngritjes së çmimit të furnizimit me pjesë kryesore si goma,vajra,etj..  dhe sherbimeve tjera, do të ketë rritje të çmimit  të biletave për të gjitha drejtimet sipas regjioneve, për secilin operator ekonomik, në bazë të shpenzimeve të veta,për transportin turistik veror,për udhëtimet drejt Shqiperisë dhe Malit të Zi.

Gjithashtu shoqata pati një takim të rëndesishem me stacionet regjionale të autobusëve nga Prishtina,Prizreni,Gjakova,Peja,Gjilani,Ferizaji dhe Mitrovica edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje u diskutuan shumë probleme sidomos problemet në stacionin e Prishtinës si pengesë për zhvillimin e operimeve në transportin ndër-urban dhe nderkombëtar të udhëtareve si dhe u kërkuan që të zbriten tarifat e peronizimeve në transportin ndër-urban dhe nderkombëtar të udhetarëve.

Shoqata e transportit rrugor të udhëtareve është këmbengulese në kërkesat e tyre për zbritjen e këtyre tarifave sikurse në të njejtën kohë kerkon nga operatorët e transportit qe të gjitha nisjet të bëhen nga të gjitha regjionet pas zbritjes se ketyre tarifave te behen nga stacionet e autobuseve duke ju siguruar udhetarëve sigurinë maksimale gjateë imbarkimit(shkarkimit) të udhetarëve.

Shoqata më tutje deshiron të njoftojë opinionin e gjerë se është duke punuar fuqishëm me të gjithe operatorët ekonomik të transportit rrugor të udhetarëve dhe institucionet e vendit për të krijuar siguri një udhëtim dhe një imazh pozitiv për zhvillimin e transportit të turizmit.

Në të njejten kohë shoqata denon qdo aktivitet të mundshëm joligjor të çdo operatori që dëmton imazhin e sektorit të transportit rrugor të udhetarëve .

Publikuar më 08.06.2018