Projekti - trajnimin për ngritjen e shkathtësive të buta për gratë

Projekti - trajnimin për ngritjen e shkathtësive të buta për gratë

Në trajnimin e organizuar nga ODA EKONOMIKE E KOSOVËS dhe përkrahur nga Fondacioni Jahjaga struktura e pjesëmarrësve në këtë trajnim përfshinte gratë qe janë të papunësuara. Të cilat për pesë ditë sa ka zgjatë trajnimi kanë pasur mundësinë të njoftohen me tema të nevojsheme për aplikim për punë dhe njohja me portalet dhe platëformat elektronike për informim rreth konkurseve.

Mes tjerash, përgjatë trajnimit janë njoftuar edhe me aftësite e komunikimit, si: Prezantimi në intervista pune, Komunikimi i shkruar, Komunikim verbal, mundësitë dhe sfidat e punësimit në sektore te ndryshem  në Kosovë etj.

Ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se për të gjitha kandidatet OEK ka ndërmjetësuar dhe i’u është gjetur kompania në të cilën do të kryejn edhe punën praktike dhe do të kenë mundësi të punësimit të përhrshëm.

Vlenë edhe një herë të theksohet se ky aktivitet është në vazhdën e bashkëpunimit  të OEK-ut me Fondin Jahjaga, ku synohet ngritja e kapaciteteve njerëzore në ndërmarrjet kosovare dhe mbështetja e grave drejt punësimit.

Sukese të gjitha pjesëmarrësve në trjnim dhe punësim sa më të shpejtë!

Publikuar më 31.05.2018