KORRUPSIONI MBETET BARRIERË PËR BIZNESET

KORRUPSIONI MBETET BARRIERË PËR BIZNESET

Korrupsioni u cilësua si njëra nga barrierat kryesore për bizneset e Kosovë, gjatë vitit 2017. 28.5% thonë se ky ishte njëri ndër problemet më të mëdha. Pastaj jo-qëndrueshmëria politike zë vend në mesin e barrierave që kanë pasur bizneset vendëse, 37.8% e tyre deklaruan këtë problem.

76% e bizneseve në vend kanë deklaruar se kanë pas mungesë të fuqisë punëtore të shkathtë.

61% e bizneseve kanë thënë pasur problem të mëdha me “konkurrencën jo lojale nga ekonomia e hirtë”. Pastaj 51% e tyre kanë pasur problem me energjinë elektrike e kamatat e larta dhe kostot shtesë për transaksionet bankare.

Vështirësi kompanitë kosovare hasin edhe në “të dëshmuarit e standardeve ndërkombëtare” si rezultat i kostove të larta që ato kanë 21.3%, pasuar nga mungesa e ligjeve adekuate të fushës së ekonomisë.

19.2% që për katër vite me radhë vihet në dukje nga komuniteti i biznesit, për të përmbyllur këtë cikël të barrierave me rregulloret, procedurat e shumta dhe burokratike nga ana e Doganave të Kosovës 15.8%.

Këto të dhëna u bënë publike nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Kjo analizë u realizua për herë të katërt ka realizuar studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK, tha se të gjeturat do t’i paraqiten Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante, në mënyrë që të gjithë së bashku të mund të punojmë për përmirësimin e klimës së biznesit.

Kjo sipas tij, jo vetëm për investitorët e huaj, por edhe për kompanitë kosovare, për t’i ndihmuar ato të rriten dhe të zhvillohen, raporton EO.

 

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=268020

Publikuar më 23.05.2018