OEK prezantoi rezultatet e studimit mbi barrierat e të bërit biznes në Kosovë

OEK prezantoi rezultatet e studimit mbi barrierat e të bërit biznes në Kosovë

Sipas tij, kjo dukuri dëmton bizneset, buxhetin e shtetit dhe ndikon ne dobësimin e aktivitetit biznesor në vend.“Është intriguese pyetja cilat janë barrierat për bizneset. Rezultatet e studimet janë reale, por mbi të gjitha është mirë që ofrojnë rekomandime për institucionet. Këto biznese e radhisin barrierë konkurrencën jo-lojale në ekonominë e hirtë. Sado që është punë e madhe në zvogëlimin e informalitetit kjo mbetet pengesë për tatimpaguesit. Kjo dukuri dëmton bizneset, buxhetin e shtetit dhe ndikon ne dobësimin e aktivitetit biznesor në vend”.

Bahri Berisha, drejtor në Doganën e Kosovës, tha se  sfidë për ta mbetet ekonomia joformale sidomos në pjesën veriore të vendit.

Po sipas tij, Kontrabanda që është duke u zhvilluar atje përmes vijës së gjelbër është shumë më e vogël.

“Është sfidë edhe për ne çështja e ekonomisë së zezë joformale e sidomos në pjesën e Mitrovicës veriore. Atë që dua të ju siguroj që sot ka shumë më shumë kontroll. Kontrabanda që është duke u zhvilluar atje përmes vijës së gjelbër është shumë më e vogël, por prapë është prezent”.

“Besoj që gjatë këtyre viteve dogana ka bërë hapa pozitivë në krijimin e lehtësirave tregtare por normalisht që ka hapësirë për përmirësimeve. Përkundër atyre që kemi bërë deri sot ka nevojë për të bërë edhe më shumë”.

“Ne kemi takime të rregullta me bizneseve  nuk kemi kërkesa specifike por ne mundohemi që t’i lehtësojmë procedurat. Ne do të vazhdojmë dhe presim që në mënyrë specifike të na i adresoni barrierat tuaja”.

 OEK-u si përfaqësuesi kryesor i komunitetit të biznesit do t`i paraqes të gjeturat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante, në mënyrë që të gjithë së bashku të mund të punojmë për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë.

Publikuar më 22.05.2018