Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnimin e radhës „Aftësitë kreative dhe inovative“

Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnimin e radhës „Aftësitë kreative dhe inovative“

Ju njoftojmë se Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnimin e radhës „Aftësitë kreative dhe inovative“ me datë 13-14 Qershor nga ekspertët e fushës Prof. Assoc. Dr. Besnik Krasniqi dhe Dr. Fisnik Reҫica.

 

Trajnimi do të mbahet në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës dhe ka për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri për të zbatuar Metodologjinë kreative të zgjidhjes së problemve. Ky trajnim është dizajnuar veҫanërisht për stafin menaxhues në të gjitha nivelet, menaxherët e prodhimit, stafin e marketingut, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të zgjerojnë aftësitë e tyre inovative për përmirësimin e përformancës.

 

Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të plotësojnë aplikacionin të cilin mund t’a gjeni në attachment. Gjithashtu, të bashkangjitur mund të gjeni edhe informatorin për detaje të tjera rreth trajnimit.

Detajet e trajnimit AFTËSITË KREATIVE DHE INOVATIVE mund ti shkarkoni këtu.

Aplikacionin e trajnimit mund ta shkarkoni këtu.

Publikuar më 16.05.2018