Titulli i Trajnimit : “ SIGURIA KIBERNETIKE -  Sigurimi i Transaksioneve Financiare bazuar në Internet”

Titulli i Trajnimit : “ SIGURIA KIBERNETIKE - Sigurimi i Transaksioneve Financiare bazuar në Internet”






Titulli i Trajnimit : “ SIGURIA KIBERNETIKE -  Sigurimi i Transaksioneve Financiare bazuar në Internet”

E organizuar në bashkëpunim me projektin ERASMUS + EUFORIA   (Universitetet Ndërmarrëse për Aleancat Industriale)



Është kënaqësi t'ju ftojmë të ndjekni një kurs ekskluziv në temën e Sigurisë Kibernetike. Qëllimi i këtij kursi është t'u ofrojë pjesëmarrësve njohuri për Sigurinë Kibernetike që mund të aplikohen në vendet e tyre të punës. Ky kurs ka të bëjë me Menaxhimin e Sigurisë Kibernetike dhe aplikimin e metodave të Sigurisë Kibernetike. 

Objektivat e Trajnimit:
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij moduli, pjesëmarrësi do të:
- Të ketë më shumë njohuri për menaxhimin e Sigurisë Kibernetike ose sigurinë e transaksioneve financiare të bazuara në internet. 
- Të njoh dhe të kuptojë rreziqet dhe çështjet e sigurisë kibernetike në vendin e punës 
- Të zgjedh metodën e duhur për të zbutur rreziqet e sigurisë kibernetike
- Të aplikojë inteligjencën e biznesit në sigurinë kibernetike
Ofrimi i njohurive mbi temat e mëposhtme:
Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë: 
• Rreziqet e sigurisë kibernetike për bizneset
• Siguria e transaksioneve elektronike
• Siguria e e-Commerce-it dhe integriteti i të dhënave
• Menaxhimi i aseteve kritike të të dhënave të bizneseve dhe lehtësimi i rreziqeve
• Ligjet, Rregullat dhe Standardet e Sigurisë Kibernetike
• Siguria e Web-it të bizneseve
• Siguria e E-mail-it të bizneseve
• Siguria e transaksioneve me Blockchain
• Sulmet e hakimit, preventiva dhe zbutja e tyre
Kujt i dedikohet ky kurs?
 
Ky trajnim është i dizajnuar veçanërisht për stafin menaxhues në të gjitha nivelet, veçanërisht menaxherët financiarë, si dhe për të gjithë personat që janë të interesuar dhe të gatshëm për të zgjeruar aftësitë e tyre për menaxhimin e sigurisë kibernetike në organizatën e tyre.
Kohëzgjatja:
Trajnimi zgjatë 2 ditë, nga data 17-18.4.2018, duke filluar nga ora 10:00 deri 16:00.
Vendi:
Oda Ekonomike e Kosovës, salla A.

Ҫmimi:
Ҫmimi total i trajnimit është 125€ për biznese të cilat nuk janë të anëtarësuara në OEK. Anetarët e OEK-ut përfitojnë zbritje prej 10% deri në 30% varësisht nga pakoja në të cilën janë të anëtarësuar.
Si te aplikoni?
Ju mund të aplikoni në menyrë elektronike në e-mail  edlira.hetemaj@oek-kcc.org  gjithashtu edhe drejtpërdrejtë në zyret e Odës Ekonomike të Kosovës. Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni ҫdo ditë pune nga ora 08:00 deri 16:00, në numrat e telefonit : 038 224 299 ose 045 639 444. 

Trajnerët/Ekspertët:
Ky trajnim do të shpjegohet nga dy ekspert, një nga Kosova dhe një nga Britania e Madhe.



Driart Elshani PhD
 
Dr. Driart Elshani është një ekspert i Sigurisë Kibernetike me një përvojë të gjerë të fituar në institucionet akademike, industriale dhe qeveritare. Ai u arsimua në Universitetin e Brukselit (ULB) në Belgjikë, ku mori diplomë, Master dhe PhD në Shkencat Kompjuterike. Ai jep mësim në Kolegjin Riinvest dhe Universitetin Amerikan të Kosovës, si dhe Universitetin e Prishtinës dhe UBT. Ai ka mësuar më parë në Universitetin e Brukselit dhe Universitetin e Michigan-it në SHBA. Ai gjithashtu ka përvojë të gjerë praktike si ekspert për disa projekte në institucionet ndërkombëtare si BE, UNDP, SWIFT dhe të tjerë.
Dr Elshani ka shërbyer si Drejtor i Kosovës për E-Qeverisje nga 2010-2015 dhe është përfshirë në zhvillimin e politikave dhe strategjive për industrinë e ICT në Kosovë. Ai ka punuar gjithashtu për rrjetin bankar botëror SWIFT ku ka fituar eksperiencë të rëndësishme të sigurisë kibernetike në sektorin bankar.



Mohammad Hasan PhD
Dr Hasan është një ligjerues i lartë në Departamentin e Shkencave të Informatikës në Universitetin Staffordshire, Mbretëria e Bashkuar. Zona e tij e ekspertizës përfshin rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike, aplikimin në kohë reale mbi rrjetin celular Ad-hoc (MANET) dhe rrjetëzimin CISCO.

Aplikacionin mund ta shkarkoni ketu.

Publikuar më 04.04.2018