Finlanda potencial që duhet ta shfrytëzohet si model për ndërtimin e vendit

Finlanda potencial që duhet ta shfrytëzohet si model për ndërtimin e vendit

Finlanda potencial që duhet ta shfrytëzohet si model për ndërtimin e vendit

Odën e Ekonomike të Kosovës (OEK) të premten e ka vizituar ambasadorja e Finlandës në Prishtinë Pia Stjernvall e shoqëruar nga Jouni Lehtimaki, konsull nderi i Kosovës në Finland, njëherit përfaqësues i OEK-ut në këtë shtet.

Ata i priti i pari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu me të cilët bisedoi për nevojën e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve kur raportet politike janë në nivelin e dëshiruar dhe tani prioritet duhet të jetë bashkëpunim ekonomik.

Gërxhaliu falënderoi ambasadoren për mbështetjen shumëdimensionale që ka dhënë Finlanda në ndërtimin e shtetit më të ri në Evropë.

“Kosovën dhe jemi të interesuar që në të ardhmen ekonomia, edukimi, ambientalizmi, teknologjia informative, start up bizneset të jenë në fokus të përafrimit dhe të mbështetjes”.

“Këtu nuk duhet të anashkalohet edhe roli i diasporës sonë e në veçanti që tani në Finlandë kemi edhe konsumin dhe përfaqësuesin e OEK z.Lehtimaki që është i gatshëm për mbështetje në këto procese”, tha ai.

Ambasadorja falënderoi kryetarin Gërxhaliu për mikpritje duke deklaruar se përkushtimi i saj do të jetë mbështetja e proceseve zhvillimore në Kosovë bazuar në ekspertizën dhe përvojën e Finlandës.

“Dua të besoj se sundimi i rendit dhe ligjit do të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës dhe nëse kjo arrihet Kosova do të përshpejtoj proceset integruese e mbi të gjitha do të përmirësoj perceptimin e krijuar dhe imazhin e saj”, tha ajo.

Publikuar më 31.03.2018