Bursa e Turqisë një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë

Bursa e Turqisë një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë

Një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës i përbërë prej 25 bizneseve kosovare, nga data 23-25 Mars ishin në vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë. Kjo vizitë u organizua dhe sponsorizua nga organizata ”BUMIAD”- Shoqata e biznismenëve, arkitektëve dhe inxhinierëve të Bursas.

Biznesmenët Kosovar gjatë kësaj vizite patën rastin që të vizitojnë një numër fabrikash të ndryshme të qytetit të Bursa-s të cilat ndodheshin të koncentruara në parkun e zonës industriale të qytetit (rreth 320 biznese industriale), dhe të njoftohen për së afërmi me të arriturat dhe sukseset e këtyre bizneseve.

Bursa është një qytet i madh në Turqi, që ndodhet në Anadollin veriperëndimor, në Rajonin Marmara. Është qyteti i katërt më i populluar në Turqi dhe një nga qendrat më të industrializuara metropolitane në vend me mbi 4000 biznese industrial.

Bursa ka popullsi rreth 3 milionë banorë, ndërsa 40 përqind e kësaj popullate janë me origjinë shqiptare

Eksportet e Bursas në nivel vendi arrijnë rreth 25% nga totali i eksporteve të Turqisë.

Pjesë e delegacioni të OEK-ut ishin edhe pëfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme zv.ministresha znj.Rejhan Vuniqi dhe Drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike të MPJ z. Guner Ureya. Gjithashtu delegacioni gjatë tërë kohës ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi z.Avni Spahiu. Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin dhe përfaqësuesit nga Universiteti i Prishtinës të prirë nga rektori z.Marijan Demaj.

Një pritje e veçantë u organizua nga veprimtarët dhe biznesmenët e fuqishëm shqiptar të Bursas të prirë nga z.Fahredin Gylen një biznesmen shqiptar i cili ka 6 fabrika dhe 1800 punëtorë.

Në vazhdën e këtij takimi u organizua Forumi Ekonomik dhe B2B mes bizneseve kosovare dhe atyre të Bursas. Gjatë takimit delegacioni i OEK-ut i prirë nga Sekretari i përgjithshëm z.Parim Bajrami pati një prezentim të përgjithshëm, mundësitë e bashkëpunimit dhe shërbimeve që ofron OEK-u, ndërkaç z.Guner Ureya, bëri një prezentim të mundësive të Kosovës për investime të huaja.

Delegacioni i OEK-ut, ishte në vizitë zyrtare edhe në Odën eTregtisë dhe Industrisë në Bursa, me ç’rast u bisedua për format e bashkëpunimit reciprok të të dy Odave, me theks të veçantë në fushën e trajnimeve dhe aftësimeve profesionale të nxënësve dhe të rinjëve nga Kosova. Gjithashtu rëndësi e veçantë ju kushtua dhe pjesëmarrjes së bizneseve të regjionit të Bursas në Panairet e organizuara të OEK-ut.

Në vazhden e kësaj vizite, OEK nënshkroi Marrveshjen e Bashkëpunimit me shoqatën “BUMIAD” e cila marrëveshje parasheh një game të gjerë të fushave të bashkëpunimit në të mirë të këtyre institucioneve dhe antarësisë së gjerë.

Publikuar më 26.03.2018