JAPONIA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTES KOSOVËN

JAPONIA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTES KOSOVËN

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma dhe sekretarin e kësaj ambasade Mitsunori Ogasaëara.

Kryetari i OEK-ut ka falënderuar atë për rolin e rëndësishëm që ka luajtur Japonia në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në favor të funksionimit të shtetit të Kosovës që nga viti 1999.

“Sot u shpalosen 7 projekte që do të mbështeten nga qeveria japoneze. Në aspektin politik jemi miq me dhe në aspektin ekonomik Japonia ka mbështetur Kosovën me 350 milionë euro dhe jemi shumë falënderues ndaj popullit japonez. Ajo çka është e rëndësishme nga ky grant është që ka të bëjë me të rinjtë, kulturën dhe ambientin. E veçanta e këtij takimi është që po ndodh në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po ndodhë pikërisht ku vitin tjetër do të shënohen 10 vjet tëe vendosjes së marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë. Sot është nënshkruar dhe është miratuar një marrëveshje për sportin dhe kulturën e Kosovës si një dëshmi që Japonia i vlerëson vlerat e shtetit të Kosovës”. “Një shtet që kontribon në edukim dhe që ofron ekspertizë , është një shtet që të siguron të ardhmen” tha Gërxhaliu.

Nga ana e tij, ambasadori japonez në Austri, përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma, tha se Japonia do të vazhdoj të mbështes Kosovën në aspektin politik ekonomik, por ky shtet dëshiron që të vendos edhe marrëdhënie biznesore me Kosovën.

“Dy javë me parë ministri i punëve të jashtme të Kosovës ka vizituar Japonia dhe kemi biseduar për tema të ndryshme me ministrin e punës së jashtme të Japonisë. Që nga pavarësia e Kosovës Japonia ka kontribuar në zhvillimin e Kosovës”.

“Unë kam parë shumë vend punishte në Kosovë dhe ndërtesa të reja që po ndërtohen gjithashtu kam parë edhe makina të reja duke përfshire edhe Tyota japoneze dhe kjo do të thotë që zhvillimi i Kosovës ka pasur rritje dhe ne do të donim të jepnim asistencë në zhvillimin e mëtutjeshëm. Neve na duhet një bashkëpunim më i madh dhe dialog më i madh dhe besoj që sot është një pikënisje dhe do të doja që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë me sektorin privat në Kosovë”, tha ai.

Të pranishëm në takim ishin edhe dy përfaqësi të kompanive japoneze në Kosovë “Japan Tobacco Internationl” dhe “Hitachi- Mitsubishi” për të cilat u tha se janë shembull i vendosjes së marrëdhënieve të mira me shtetin e Japonisë

Në fund Oda Ekonomike e Kosovës nderoi ambasadorin japonez me një dhuratë modeste në shenjë falënderimi për kontributin që shteti i Japonisë ka dhënë në Kosovë.

Publikuar më 26.03.2018