OEK lansoi platformën online për hartimin e biznes planeve

OEK lansoi platformën online për hartimin e biznes planeve

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe kompania “GEOtest”, nga Çekia kanë lansuar të mërkurën platformën online për hartimin e biznes planeve.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për Ndërrmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”.

OEK-u përmes kësaj platforme synon lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, ngase një pjesë e madhe e kompanive kosovare nuk kanë të zhvilluar plan të biznesit çka edhe ndikon në uljen e konkurrueshmërisë së tyre dhe njëherë rritjen e vështirësive për qasje në financa.
Pos, kësaj kjo platform do të mundësoj dhe përfitimin e eksperiencave të këtij shteti në kuadër të lehtësirave për të bërë biznes.

Ambasadori çek në Kosovë, Virezslav Pur, deklaroi se vlera e projektit është 30 milionë euro dhe ka për qëllim që asistenca e eksperteve çek të jetë në funksion të zhvillimit të NVM-ve në Kosovë. “Ky projekt është i fokusuar në biznese dhe është i fokusuar që të ketë mundësi të bëhet tregtia dhe liberalizimi i tregtisë, si dhe integrimi më i mirë në sistemin ndërkombëtar të tregëstisë. Programi ka për fokus ndërtimin e kapaciteteve të NVM-ve. Në këtë mënyrë palët marrin ekspertët dhe përvojën nga vendi jonë”, deklaroi ai.

Kurse, në shenje mirënjohje për besimin e treguar nga ambasada e Çekisë dhe partneritetit të ndërsjelltë, kryeyari i Odës Ekonomike të Koosvës Safet Gërxhaliu, i’u dhuroi përfaqësuesve të shtetiti çek nga një hartë të Republikës së Kosovës.

Gërxhaliu e konsideroi mjaft të rëndësishëm këtë projekt, pasi sipas tij biznes plani është çelësi i absorbimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian apo nga donatorët.

Ai falenderoi Çekinë për besimin e treguar dhe tha se nga ky projekt Kosova do të përfitoj në aspektin ekonomik, integrues dhe social. “Ky është një partneritet që ka një rëndësi shumë dimensionale, në aspektin ekonomik është një partneritet i cili do të gjeneroj diçka që është shumë e rëndësishme për sektorin privat në veçanti për NMV-të. Me këtë hap po e forcojmë një mekanizëm që është çelësi i suksesit për të absorbuar mjetet qoftë nga Bashkimi Evropian apo nga donatorët, pasi mekanizmi kyç i absorbimit është biznes plani.

Një faqe e tillë e dizajnuar dhe e përgatitur me standarde dhe kritere evropiane është e një rëndësie të pakontestueshme”, deklaroi ai.

Gërxhaliu më tej ka thënë se nga dimensioni integrues, është një dëshmi që krahas integrimit politik që është target institucional është i nevojshëm edhe integrimi ekonomik. “Jemi duke kërkuar integrimin ekonomik që të avancojmë internacionalizimin e ndërmarrësisë kosovare, që të bartim përvojat nga vendet e zhvilluara në veçanti nga vendet që e kanë kaluar tranzicionin. Besoj që në këtë drejtim bashkëpunimi dhe përvoja e Çekisë është e mirëseardhur. Në aspektin social është me rëndësi që zbatimi i këtyre bizisplaneve të jetë mekanizëm i forcimit të sektorit privat, krijimit të vendeve të reja të punës dhe krijimit të një konjukture e nevojshme për stabilitet social, bazuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të zhvillimit ekonomik”, deklaroi ai.

Në lansimin e kësaj platforme të pranishëm ishin dhe zevendësministri i MTI-së Faton Thaçi, përfaqësues të kompanive çeke, si dhe akter të procesevce ekonomike në vend.

Publikuar më 28.12.2017